“Çmimet e para i ka fituar Jozefina, jo Luizi", Bledi Mane i ashpër ndaj këngëtarit: Nuk ka lënë gjurmë në muzikë

26 February 2023, 13:08Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Çmimet e para i ka fituar Jozefina, jo Luizi", Bledi Mane i

Bledi Mane njihet për komentet e tij pikante dhe shpesh-herë thumbuese.

Ditën e sotme i ftuar në  Big Brother VIP Fan Club, Bledi sulmoi Luizin dhe Oltën për karrierën e tyre, teksa tha se nuk janë artistë.

Sipas tij, Luizi nuk ka lënë gjurmë në muzikë, ndërsa Olta është aktore mediokre.

“Olta është një nënë e mirë, një lojtar i mirë, por është një aktore mediokre. Ndërsa Luizi nuk ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare. Çmimet e para i ka marrë Jozefina”, tha Bledi.


Video