
E dashura e Kristit jashtë shtëpisë ka publikuar mesazhet e fundit me të, ku i shkruanin njëri-tjetrit "Të dua"!
Sonte, ajo e quajti Kristin "gjarpër" dhe më pas fshiu postimet, ndërsa bisedën e tyre e ka publikuar edhe babai i Keisit, Sabiani!
Ai është kundër lidhjes së vajzës së tij me Kristin, ndërsa Keisi me pasiguritë e saj, vazhdon ende të presë një reagim nga i ati, që duket se s’do ta marrë kurrë.
Më pas në një postim në Instagram, ai sqaron arsyen pse është kundër kësaj marrëdhënieje.
“Më kanë ardhur mesazhe pafund, kritika dhe shumë njerëz të cilët presin një reagim nga unë. Për Keisin, nuk jam ai babi tipik shqiptar, përkundrazi më ka pasur shok, mbështetje dhe jam përkrahja e saj më e madhe. Por janë disa gjëra që nuk i pranoj”, shkruan ai.
“Si fillim, nuk lejoj askënd të përfitoj nga naiviteti dhe ta shfrytëzoj rastin për shoë. Së dyti, nuk jam kundër dashurisë ama kjo që po shoh, s’ka lidhje fare me ndjenjat. Dhe së fundmi, nuk mund të dalë një çapaçul që nuk e di pse është futur aty brenda, e të luaj me disa porta. Nuk di të justifikoj as veten e vetë”.