Kristi dhe Keisi kanë krijuar një marrëdhënie brenda shtëpisë. Që prej hyrjes së Keisit, loja e tij thuajse ka ndryshuar, që kur ai dhe Keisi i kanë shprehur pëlqimin njëri-tjetrit.
Ai më parë, ka treguar që një vajzë e pret jashtë shtëpisë dhe se është në një lidhje.
“E kisha shumë të vështirë situatën sentimentale. Përgjithësisht jam njeri që mendoj shumë. Te festa e “Shën Valentinit”, kur kishim për të shkruajtur një letër për të dashurit tanë, e lash bosh, duke reflektuar në këtë mënyrë situatën ku ndodhesha. Kam zgjedhur të mos e diskutoj situatën time sentimentale jashtë. Ajo duhet ta ketë ndjekur këtë situatë me Keisin. Jan gjëra që tani nuk i kam fare në kontroll. Dhe kur nuk e kam diçka në kontroll, nuk mundem të reagoj mbi këtë. Po bëj gjënë e duhur, unë po ndjek trurin tim. Po ndjek dhe një farë emocioni që mu krijua kur pash Keisin dhe ndoqa intuitën time. Shpresoj ta ndërtojmë sa më shumë këtë marrëdhënie. Të them të vërtetën nuk jam njeri që i marr gjërat me vrull. Marrëdhëniet me femrat kanë qenë të vështira, për shkak të pasigurive që kam patur më përpara. Nuk dua ta shtyp “pedalen” sa më shpejt. Thjesht dua ta shijoj dhe të kalojmë momente sa më të bukura bashkë. Keisi ka të drejtë të ketë dyshime për mua. Në aspektin e parë, u takuam në situate shumë të dyshimta. Automatikisht krijon një stepje dhe një dyshim. E dyta, Keisi është vajzë e zgjuar. I kupton shumë mirë njerëzit dhe situatat. Nuk doja që ajo të vinte situatat, mua dhe veten në dyshim. Unë dua ta vazhdoj këtë gjë. Dyshimet janë shumë të shëndetshme. Dyshimet krijonë sfida dhe komunikime të hapura. Keisi ka të drejtë të ketë dyshime për mua. Në aspektin e parë, u takuam në situate shumë të dyshimta. Automatikisht krijon një stepje dhe një dyshim. E dyta, Keisi është vajzë e zgjuar. I kupton shumë mirë njerëzit dhe situatat. Nuk doja që ajo të vinte situatat, mua dhe veten në dyshim. Unë dua ta vazhdoj këtë gjë. Dyshimet janë shumë të shëndetshme. Dyshimet krijonë sfida dhe komunikime të hapura. Unë jam prezantuar si një person që vërtetësisht kur i vjen momenti apo kur ndjen që mund të krijoi një gjë, mund ta bëjë. Shpresoj t’ja kem krijuar këtë mendim. Pasojat e të gjitha gjërave unë do i përballoj vetë”, tha Kristi.
Ndërsa Kejsi tha më pas:
“Duke qenë se jam shumë e lidhur me babin, unë ndaj çdo gjë me të. Nuk e kisha menduar kurrë që kjo gjëja do krijohej me Kristin këtu. Kristi me mua është vetvetja. Është shumë i sjellshëm dhe kjo gjëja më pëlqen shumë. U preka dhe do prekem derisa ta dëgjoj babin të thotë “Vazhdo”. Nuk mendoj se do jetë kundër kësaj lidhje sepse gjithmonë më ka mbështetur për çdo gjë që unë kam bërë. Nëse ai e sheh që unë jam e lumtur, normal që ai kënaqet me këtë gjë. Unë ndoshta po gjej dashurinë time këtu…”.
Por ka ardhur edhe reagimi i Sabianit. Në një story të shpërndarë në Instagram të shënimi të dikujt, Sabiani duket se ka dalë kundër kësaj lidhjeje duke e cilësuar Kristin një gënjeshtar.
