Ish-banorja e Big Brother Vip, Tea Trifoni, ka treguar një rast shumë ekstrem të një fansi, që sipas saj bëhej fjalë për një fans të këngëtarit Luiz Ejlli, ka tentuar ta përplaste me makinë.
E ftuar në emisionin “S’e luan topi”, Tea është shprehur se teksa udhëtonte me të motrën, një fans po mundohej t’i përplaste me makinë.
Sipas saj nga mënyra si fliste dhe iu është drejtuar e ka bërë të mendojë se është një fans i zjarrtë i Luiz Ejllit.
"Pak ditë më parë madje dikush u mundua të më përplaste me makinë. Një nga fansat e Luizit. “Big Brother-i” vazhdon edhe jashtë. Isha në makinë, isha pasagjere. Motra e vogël ishte në timon dhe dikush po mundohej të na përplaste që të bënim karambol. E kuptova se ishte fansi i Luizit, se po na hidhte ujë, po thërriste, po shante deri diku”, u shpreh Tea.
Mund të shtojmë që dhe Tea hyn tek ata njerëz që kërkojnë të marrin famë duke përdorur emrin e Luizit.
View this post on Instagram