Krah Luizit edhe jashtë, Efi “thumbon” Maestron për lojën e tij në “BBV”

26 February 2023, 00:19Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Krah Luizit edhe jashtë, Efi “thumbon” Maestron për
Efi

Anën e kujt mban Armaldo brenda “BBV”? Kjo është pyetja që kanë të gjithë, pasi ai gjithmonë ka qenë njëherë me Luizin dhe njëherë me Oltën.

Tani që Luizi e ka ndërprerë plotësisht marrëdhënien me të, ai duket se është “strehuar” te Olta. Mirëpo, edhe kjo e fundit u shpreh se me të nuk është.

Në lidhje me lojën e Armaldos së fundmi ka komentuar edhe Efi, e cila mban anën e Luizit, sigurisht.

Me anë të një story në Instagram, ajo e ka paralelizuar Maestron me një “krimb”, duke e thumbuar se po vazhdon aty duke u “lëpirë dhe zvarritur”.

Krah Luizit edhe jashtë, Efi “thumbon” Maestron për

Më herët Luizi i bëri të ditur Maestros se është personi më me fat në shtëpi pasi nuk është ngacmuar nga ai. Nëse do kishte ndodhur, Luizi tha se Maestro do kishte bërë valixhet gati e do ishte larguar nga shtëpia e ‘Big Brother Vip Albania’.

Efi ka bërë edhe një tjetër reagim, kur u vendos që në nominim të dilnin Luizi, Kiara, Olta, Beati dhe Dea Misheli, ndërsa doli Beati.

Duke u vënë në lëkurën e Luizit, ja çfarë story postoi Efi.

Krah Luizit edhe jashtë, Efi “thumbon” Maestron për

Kujtojmë që gjatë javës kur erdhi zarfi dhe u lexua nga Kiara u tha që ai banor që heq rripin, vetëm ai shkon në nominim. Luizi ishte i pari që e hoqi në mënyrë që të dilte ballë për ballë me Oltën në televotim.

Dhe kështu ndodhi, pasi ai e detyroi aktoren ta hiqte edhe ajo rripin. Që në hyrje të spektaklit të sotëm Luizi u shpreh se dëshiron ai dhe gjithë banorët e tjerë, përfshirë Oltën që vetëm ata të dy të dalin në nominim, por Arbana u shpreh se në fakt zarfi shkruante se i gjithë grupi do të shkonte në nominim nëse nuk e çonin lojën deri në fund.

Luizi nuk e pranoi këtë, duke u shprehur se e kishte lexuar fare mirë zarfin, disa herë. Madje kishte shkuar edhe në dhomë të rrëfimit, ku i ishte thënë e njëjta gjë. Artisti nga Shkodra u përball edhe më Arbanën, duke i mëshuar të tijës.



Video