Mësimet e Albert Ajnshtajnit për jetën, njeriun, lumturinë dhe punën

19 Shtator 2022, 19:41Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Albert Ajnshtajn

Përgjatë viteve, emri i Albert Ajnshtajnit u bë sinonim i gjeniut. Gjatë jetës së tij, Ajnshtajn ndryshoi botën duke shpjeguar si funksionon realiteti më mirë se kushdo tjetër që nga koha e Isak Njutonit. Në vitin 1999, revista Time e konsideroi atë Njeriun e Shekullit.

Por, përveçse shpjegoi teoritë e ndryshme të funksionimit të botës, njeriu që i dhuroi botës disa nga dijet më të çmuara në shumë fusha dha gjithashtu mësime për jetën, njeriun, lumturinë, punën dhe kënaqësitë e tjera të përditshme

Këshillat

-Të ngatërrosh respektin me autoritetin, ky është armiku më i madh i së vërtetës.

-Me origjinë jam hebre, shtetësinë e kam zvicerane, nga përbërja jam qenie njerëzore dhe sidoqoftë jam vetëm një qenie njerëzore, pa asnjë lidhje të veçantë me ndonjë shtet apo kombësi.

-Për sa kohë ligjet matematike i referohen realitetit, ato nuk janë të sigurta, nëse janë të sigurta, atëherë nuk i referohen realitetit.

-Si qenie njerëzore, dikush ka mjaftueshëm inteligjencë për të parë qartësisht se sa e pamjaftueshme është ajo inteligjencë, kur përballet me atë që ekziston.

-Mirëkuptimi nuk është gjë tjetër veçse një depozitë paragjykimesh të futura në mendjen tonë përpara moshës 18-vjeçare.

-Nëse A-ja është një sukses në jetë, atëherë A-ja është e barabartë me X plus Y plus Z. Puna është X, Y është loja dhe Z-ja është të mbash gojën mbyllur.

-Nacionalizmi është një sëmundje foshnjore. Është fruthi i racës njerëzore.

-Eksperienca më e bukur që mund të kemi është misteri. Është emocioni thelbësor që qëndron në zemër të artit dhe shkencës së vërtetë. Ai që nuk endet për të soditur, është thuajse i vdekur dhe sytë i ka të shuar.

-Ndjeshmëria ime ndaj drejtësisë dhe përgjegjësisë sociale ka hasur gjithnjë kundërshtimin e nevojës sime për kontakt me qeniet e tjera njerëzore dhe komunitetet. Jam ‘një udhëtar i vetmuar’ dhe nuk i kam përkitur kurrë shtetit tim, shtëpisë sime, miqve të mi apo familjes sime me gjithë zemër. Përballë këtyre lidhjeve, kam ndier përherë distancë dhe nevojë për vetmi.

-Imagjinata është më e rëndësishme sesa dija. Dija është e kufizuar. Imagjinata i vjen përqark botës.

-Shumica e mësuesve e humbin kohën duke bërë pyetje që synojnë të zbulojnë ato që një nxënës nuk i di. Arti i vërtetë i të pyeturit është të zbulosh atë që nxënësi di ose është në gjendje të dijë.

-I rrituri i zakonshëm nuk mendon kurrë për problemet hapësirë-kohë. Unë, përkundrazi, u zhvillova aq ngadalë saqë në moshë të rritur fillova të pyes veten për hapësirën dhe kohën. Kështu, i hyra këtij problemi më thellë se çdo i rritur apo fëmijë.

-Një gjë kam mësuar nga kjo jetë e gjatë: se shkenca jonë, e krahasuar me realitetin, është primitive dhe fëmijënore dhe megjithatë, është gjëja më e çmuar që kemi.

-E vetmja mënyrë për të shpëtuar nga efekti i dëmshëm i një lëvdate është të vazhdojmë punën.

-Idealet që kanë udhëhequr rrugën time dhe që herë pas here më kanë dhënë kurajë që të përballem me jetën i gëzuar, kanë qenë mirësjellja, bukuria dhe e vërteta.

-Synimi i edukimit duhet të jetë stërvitja e veprimit dhe mendimit të pavarur tek individët, të cilët e shohin shërbimin ndaj komunitetit si problemin e tyre më të madh në jetë.

-Asgjë me vlerë nuk rritet nga ambicia ose nga një ndjesi e detyrës, vlerat burojnë nga dashuria dhe përkushtimi ndaj njerëzve dhe ndaj gjërave objektive.

-Unë rrallë mendoj me fjalë. Një mendim vjen dhe më pas përpiqem ta shpreh me fjalë.

-Një njeri i lumtur është tepër i kënaqur me të tashmen që të përfshihet shumë tek e ardhmja.

-E rëndësishme është të mos reshtni së pyeturi. Kurioziteti ka arsyen e vet të ekzistencës.

-Gjendja mendore që i mundëson një njeriu të bëjë një punë të këtij lloji… është e ngjashme me atë të një besimtari ose të dashuruari. Përpjekja e përditshme nuk vjen nga ndonjë qëllim ose program, por nga zemra.

Video