Meritoni feston 29-vjetorin, surprizohet me tortë nga Ilnisa (Pamje nga festa)

24 Maj 2024, 09:10Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Meritoni, finalist i Big Brother VIP Albania 3 ka festuar dje ditëlindjen e 29-të.

Banori i “Big Brother VIP Albania 3” ka marrë urime të ngrohta nga banorët e tjerë finalistë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Por nga ana tjetër, urimi më i bukur ka ardhur, nga partnerja e tij, Ilnisa Agolli.

“Gëzuar ditëlindjen Meritoni im. Je arsyeja e fitores time”, shkruan ajo, së bashku me një zemër të bardhë.

Ndërkohë që me rastin e ditëliendjes së tij, “Vëllai i Madh” ka organizuar një surprizë për Meritonin. Festës iu bashkuan edhe disa nga ish-banorët e këtij edicioni, ku nuk mungoj edhe partnerja e tij Ilnisa.

 

Video