Edhe dy ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Big Brother Vip 3, ku pas gati 4 muajsh të gjatë plot lojë, emocione të bukura por edhe debate, do të mësojmë finalistin e këtij edicioni.
Prej pak ditësh, mijëra lexues të Voxnews.al kanë patur mundësinë të votojnë të preferuarin e tyre në disa sondazhe të hapura në rrjetet sociale dhe faqen e ueb-it.
Ajo që bie në sy, nga dy sondazhet e realizuara në faqet e Voxnews.al në Facebook (këtu dhe këtu) është mbështetja e madhe për Meriton Mjekiqin. Jo më kot artisti nga Kosova ka mbërritur deri në finale, madje tashmë shihet si një prej fituesve potencialë.
Mbështetja për Julin dhe Romeon është gjithashtu e madhe, të renditur përkatësisht i dyti dhe i treti. Rezultatet e ngushta nxjerrin në pah se gara për fituesin në “prime”-n e të shtunës vërtet ka për të qenë e fortë.
Në total në Facebook kanë votuar 6500 lexues, ndërsa renditja e vota të kombinuara është si më poshtë:
Meritoni - 2699 vota
Juli - 1624 vota
Romeo - 1229 vota
Egla - 650 vota
Heidi - 331 vota
Megjithatë, në sondazhin e Voxnews.al të realizuar në Youtube, mesa duket falë një audience më të ndryshme, ka edhe një rezultat të përmbysur. Aty rezulton fitues Romeo.
Ndërsa sondazhi në faqen e ueb-it në voxnews.al vijon të mbetet i hapur, ku aktualisht kryeson Julian Deda, dhe mund të votoni të preferuarin tuaj.