"Nëse nuk do të eci dot, do të zvarritem," Celine Dion rrëfehet sëmundjen dhe për karrierën

23 Maj 2024, 22:31Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Celine Dion ka zgjedhur të flasë hapur për sëmundjen. Ditën e sotme është publikuar trailer zyrtar i dokumentarit “Unë jam Celine Dion.”

Në këtë dokumentar, këngëtarja flet për karrierën e saj në industrinë e muzikës, por gjithashtu edhe për sfidat me të cilat ajo është përballur, si kjo e fundit që është sëmundja e cila e ka bërë të anulojë të gjitha koncertet.

“Zëri im, është dirigjenti i jetës sime,” dëgjohet këngëtarja të thotë në klip. Kur zëri të sjell lumturi, ti bëhesh versioni më i mirë i vetes tënde. Kam nevojë për instrumentin tim.”

Më pas Dion shfaqet duke njoftuar se është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë neurologjike.

Në kamera janë kapur disa nga momentet më të vështira të Dion. Ndërsa për betejën e saj me sindromën thotë: “Punoj shumë çdo ditë”, në traileri shfaqen edhe pamjet e këngëtares duke bërë ushtrime.

Klipi përgatit shikuesit të shohin yllin e madh të muzikës në momente kolapsi psikologjik dhe fizik. 

“Më mungon shumë bota, më mungon”, rrëfen duke qarë këngëtarja e madhe. "Nëse nuk mund të vrapoj, do të eci dhe nëse nuk mund të eci, do të zvarritem. Nuk do të ndalem", përfundon ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Prime Video (@primevideo)

Në dhjetor të vitit 2022, Celine Dion iu drejtua fansave të saj me lot në sy, duke i njoftuar se sëmundja që ka është e pashërueshme dhe se e ka detyruar që të anulojë turneun evropian.

Më konkretisht, bëhej fjalë për Courage World Tour. Këngëtarja u detyrua të anulonte tetë koncerte të planifikuara për verën e vitit 2023.

Video