"Mëngjese si ky", Diola Dosti zbulon surprizën romantike nga partneri i saj (Foto)

15 May 2024, 16:13Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Mëngjese si ky", Diola Dosti zbulon surprizën romantike nga
Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Nutricionistja Diola Dosti është zgjuar sot me një surprizë mjaft romantike nga partneri i saj Erolld Belegu.

Diola ka publikuar në rrjetet sociale një buqetë me lule për të cilën falënderon partnerin e saj. “Mëngjese si ky. Faleminderit Erolld Belegu”, shkruan nutricionistja.

Postimi është rishpërndarë gjithashtu edhe nga biznesmeni i cili e ka shoqëruar me këngën e Montell Jordan, “This is how we do it” (kështu e bëjmë ne).

Historia e dashurisë mes Diola Dostit dhe biznesmenit kosovar Erolld Belegu erdhi e papritur për publikun, por duket se njësoj surprizues ka qenë edhe për vetë çiftin.

Historia e tyre ka nisur vetëm pak muaj më parë dhe lidhja ka avancuar me hapa të shpejt.

"Mëngjese si ky", Diola Dosti zbulon surprizën romantike nga
Postimi i çiftit

Video