“Më ofendon gjithë kohës, më tha pedofil. Më vuri dorën tek...”, Miri i revoltuar me DJ Gimbon

23 February 2026, 20:02Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Më ofendon gjithë kohës, më tha pedofil. Më vuri
Miri i revoltuar me DJ Gimbon

Në profilin e Big Brother VIP në Instagram është publikuar një video e Mirit nga dhoma e rrëfimit.

Banori flet për Gimbon, për të cilin shprehet se e ofendon gjatë gjithë kohës, ndërsa ai nuk i thotë asnjë fjalë.

Miri shton se ai i ka thënë pedofil si dhe i ka vendosur dorën aty ku e vendosin meshkujt.

“Gimbo më tha, po them vetëm të fundit, më ofendon gjithë kohës, më ofendon pafund, nuk i them asnjë fjalë. I them thjeshtë je i paedukatë, kaq. Ose i poshtër, kaq”, u shpreh ai.

“Më tha pedofil, ça më tha gjë tjetër, nuk e kuptoj pse unë jam pedofil. Më vuri dorën atje ku e vendosin meshkujt, nuk e bëj dot se më vjen turp. Nëse keni pamjet, tregojini. Ja kush është Gimbo i vërtetë, i them Monikës drejtpërsëdrejti”, tha ndër tjerash këngëtari.

Gimbo dhe Miri kanë pasur përplasje të vazhdueshme pas raportit të këtij të fundit me Selin Bollatin.

DJ nga Kosova nga ana tjetër ka shprehur pëlqim për Selin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Video