"Më mungojnë të qeshurat tona", Arjan Konomi kërkon lirimin e Cllevio-s nga qelia: Përfundoftë sa më shpejt kalvari yt

7 July 2022, 16:25Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Më mungojnë të qeshurat tona", Arjan Konomi
Arjan Konomi dhe Cllevio Serbiano

Opinionisti Arjan Konomi ka kërkuar lirimin e mikut të tij, reperit Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti, pasi ndodhet pas hekurave për shkak se theu masën e sigurisë “arrest shtëpie” ku shkoi në Durrës për t'u konfliktuar me Noizyn.

Në një postim në rrjetet sociale, Arjan Konomi ka ndarë një video nga bisedat "live" me Cllevion në TikTok duke shkruar se i mungojnë të qeshurat me gjithë shpirt me mikun e tij.

"Cllevio na mungon miku im! Të qeshurat tona me gjithë shpirt, humori dhe diskutimet mbi historinë, filmat, mbi Marta Goebblesin dhe Anna Bolenen. E mbi të gjitha Natali Portman Shpresoj të të shoh sa më shpejt! Zoti të ndihmotë ty dhe shpirtin tënd të pastër e të vërtetë! Përfundoftë sa më shpejt kalvari yt o njeri me zemer, mendje dhe kulturë të pasur!”, ka shkruar Konomi krahas videos.

Kujtojmë se Arjan Konomi dhe Cllevio Serbiano janë bërë miq me njëri-tjetrin pikërisht nga bisedat live në rrjetin social TikTok.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arjan Konomi (@arjankonomi_)


Video