"Mbeta pa fjalë"/ Luizi kërkon të shpërblejë "ushtaren" e tij për besnikërinë e treguar: Do t’ia jap Efit biletën

29 Janar 2023, 17:32Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Luizi dhe Efi

Luizi ka deklaruar se dëshiron t'i japë biletën e fatit që mund ta rikthejë sërish në shtëpinë e "Big Brother Vip" Efit, si "shpërbim" për besnikërinë që tregoi ndaj tij.

Luizi dhe Efi kanë qenë shumë afër njëri-tjetrit, madje duke u konsideruar nga banorët e tjerë edhe si pjesë e të njëjtit grup, por miqësia e tyre u lëkund pas darkës mes Efit dhe Oltës, pas dyshimeve të këngëtarit.

Gjithsesi, ai i shuajti ato dyshime pasi pa klipin gjatë spektaklit dhe se Efi deklaroi sërish se ka të njëjtin mendim për Oltën që është personazh negativ.

"Unë duhet t’ia jap Efit biletën. Efi është deklaruar hapur për mua dhe nuk e zhgënjej dot. Unë mbeta pa fjalë mbrëmë kur u deklarua hapur që do të jetë pjesë e grupit tim. Deri sa pashë klipet isha kundra saj." u shpreh Luizi gjatë një bisede me Bjordin.

Edhe Bjordi, po ashtu deklaroi se dëshiron t'i japë biletën e fatit Efit, pasi ai nuk dëshiron të rikthehet më në shtëpi pasi eliminohet, por pasi pyetën në dhomën e rrëfimit, kjo gjë nuk u lejua nga produksioni.

Video