FOTO/ Donald Veshaj fotografohet në ish-Bllok, plan për hapje biznesi pas mbylljes së emisionit

29 Janar 2023, 14:37Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Donald Veshaj

Donald Veshaj është ndër personazhet më të ndjekur aktualisht. Ai dhe Bora ishin padyshim dyshja më e ndjekur gjatë vitit që shkoi, duke marrë vëmendjen në çdo hap të tyrin. Por pas shkëlqimit të rrjeteve sociale, duket se angazhimet e përditshme i gjejnë edhe veç e veç.

Paparazzi ynë e ka fotografuar aktorin e humorit në Bllok, ku këtë herë ka qenë vetëm. Si gjithnjë i veshur sportiv dhe me kapuç në kokë, si për t’u fshehur disi nga sytë e kureshtarëve, ish-finalisti i “Big Brother Vip 1” e ka bërë gjithë rrugën e Bllokut, duke folur në telefon. Për të gjithë frekuentuesit e Bllokut, kjo është një pamje e shpeshtë e tij, duke qenë se aktori shpesh zgjedh lokalet e kësaj zone për takimet e tij, por edhe daljet me shoqërinë.

Por nga ana tjetër, në zemër të Bllokut është edhe biznesi që ai do të hapë së shpejti, së bashku me mikun e tij, Blerim Destanin, raporton Panorama Plus. Bëhet fjalë për një studio arkitekture, fushë ku është përqëndruar aktori për momentin.

Projektet e reja të dyshes tashmë janë përqendruar në biznes. Bora sapo lançoi linjën e re të veshjeve të saj sportive, duke u përqendruar kështu edhe tek kjo fushë. Por, planet e reja të tyre, tashmë janë më shumë se kaq.

Dyshja ka nisur edhe realizimin e filmit të tyre të parë. Detajet e para flasin se ata do të marrin përsipër edhe produksionin e këtij filmi, që pritet të jetë me disa seri e natyrisht që historia e tyre e dashurisë do të jetë në qendër të vëmendjes.

Video