
Rama: PS si urban i unazës, të zbret në një stacion dhe të rimer...
20 Mars, 17:42Fokus
Mbrëmjen e djeshme Valbona u përplas me Armaldon pasi ky i fundit e "dënoi" duke i hequr të drejtën e votës. Maestro tha se nuk ka asgjë personale me këngëtaren, por ashtu i erdhi në atë moment.
Megjithatë Valbona e konsideroi si "xhelozi artistike" nga ana e tij. Në orët e para të mëngjesit ajo nuk është ndjerë mirë emocionalisht dhe ka kërkuar të dalë nga shtëpia.
Pas debatit me Armaldon këngëtarja u merakos se si mund të kishte reaguar i biri dhe për këtë arsye bëri gati valixhet. Banorët i shkuan afër ta qetësonin dhe si përfundim Valbona u pajtua me Armaldon.