“Leta është fanse e zjarrtë e Luizit”/ Kiara zbulon çfarë i tha familja për propozimin

30 April 2023, 15:06Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Leta është fanse e zjarrtë e Luizit”/ Kiara zbulon
Kiara dhe Luizi

Kiara Tito ka dhënë një intervistë ekskluzive për rubrikën “Mos i bjer me top” në emisionin “E Diell” duke zbuluar se çfarë i tha familja pas propozimit që Luizi i bëri në BBVIP.

Ajo tha se familja e saj është shumë e lumtur, ndërsa shtoi se nënë Leta mezi pret të takojë dhëndrin.

“Familja është shumë e lumtur, e kishin pritur këtë ditë, erdhi më herët. Nënë Leta është një fanse e zjarrtë e Luizit. Unë e kam gjithmonë gabim, ai ka të drejtë. Mezi pret të takojë dhëndrin.”- tha Kiara.

Ajo ka folur edhe për lojën që Luizi i bëri para propozimit, ku i tha se lidhja e tyre nuk po ecte dhe ata duhet të ndaheshin. Moderatorja zbuloi se në ato momente mendoi vetëm të dilte nga BBVIP, pasi ishte shumë e lënduar.

“Në daljen e tretë nga BBVIP do jem më mirë. E dyta natyrisht ishte më mirë se u finalizua. Para propozimit po mendoja ‘ku të futem tani’. Isha e lënduar, e mërzitur. Kisha 3 ditë që isha e ngarkuar. Nuk dija ç’të thosha“, tha Kiara.

 

 


Video