Kryeministri Rama darkon me dizajnerin e orave luksoze, Jacob Arabo (kush është “Jacob the Jeweler”)

3 Qershor 2025, 11:57Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jacob Arabo dhe Edi Rama (ne sfond bashkepunimet e dizajnerit te famshem te oreve)

Themeluesi i Jacob& Co, Jacob Arabo ka vizituar Shqipërinë, ku është takuar me kryeministrin Edi Rama, me të cilin ka darkuar.

Prodhuesi i orave të shtrenjta ka ndarë në rrjete sociale dy foto me kreun e qeverisë.  Në njërën prej tyre, shihet me Ramën dhe me disa persona të tjerë duke darkuar. Krahas postimit, ai shprehet mirënjohës për mikpritjen. ndërsa nuk ka bërë të ditur se cila ka qenë arsyeja e vizitës së tij në Shqipëri.

“Mirënjohës që pata mundësinë të takohesha me kryeministrin Edi Rama. Faleminderit për mikpritjen dhe për bisedën frymëzuese. Shqipëria, energjia dhe krenaria juaj janë të paharrueshme”, shkruan ai në rrjetet sociale.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jacob Arabo (@jacobarabo)

Por kush është Jacob Arabo?

Jacob Arabo i njohur si “Jacob the Jeweler”, është një dizajner amerikan i bizhuterive dhe orëve luksoze, si dhe themelues i markës së njohur Jacob & Co.

Arabo u bë një figurë kyçe në industrinë e hip-hopit dhe modës, duke krijuar bizhuteri dhe orë për yje si Jay-Z, Rihanna, Madonna, Elton John, dhe shumë të tjerë.

Ora e tij “Five Time Zone”, e lançuar në vitin 2002, u bë një simbol i stilit luksoz dhe u vesh nga figura të njohura si Naomi Campbell dhe Bono.

Kryeministri Rama darkon me dizajnerin e orave luksoze, Jacob Arabo (kush

Në vitin 2006, Arabo u arrestua me akuza për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh në lidhje me grupin kriminal Black Mafia Family. Në vitin 2008, ai pranoi fajësinë për akuza më të lehta dhe u dënua me 2.5 vjet burg, një gjobë prej 50,000 dollarësh dhe konfiskim të pasurisë prej 2 milionë dollarësh.

Sot, Jacob Arabo konsiderohet një ikonë në botën e bizhuterive dhe atë të orëve, duke kombinuar artin, teknologjinë dhe luksin në krijimet e tij.

©CopyrightVoxNews

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video