Kristi feston ditëlindjen, në mes të detit dhe i vetëm me ish-banoren e "BBV2" (FOTO)

27 August 2023, 17:57Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kristi feston ditëlindjen, në mes të detit dhe i vetëm me
Kristi Aliaj

Kristi Aliaj ka festuar 32-vjetorin dhe pranë tij ka qenë ish-banorja e “Big Brother Vip Albania 2”, Dea Mishel.

Dyshja kohët e fundit janë përfolur për një lidhje pasi janë parë shumë të afërt.

Dea ka publikuar një fotot në Instastory, ku shihet Kristi së bashku me një tortë me qirinjtë që mbajnë numrin 32 vjeç.

Dyshja shihen në një varkë e mesa duket e kanë festuar së bashku këtë ditëlindje. Nuk dihet nëse me ta kanë qenë edhe persona të tjerë, por Kristi nuk ka bërë asnjë ripostim tjetër përveç Deas.

Kristi feston ditëlindjen, në mes të detit dhe i vetëm me
Postimi i Dea-s

Video