Jonida Vokshi i përlot të gjithë me fjalët për babain e saj të ndjerë: Nuk e di si do ja bëj pa ty!

3 Nëntor 2024, 14:23Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 Jonida Vokshi

Mbrëmjen e djeshme, moderatorja e njohur, Jonida Vokshi ka postuar në llogarinë e saj personale të Instagram-it një dedikim tepër të ndjerë për të atin, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Ajo ka rrëqethur përmes fjalëve, ku shkruan: “Një pjesë e shpirtit tim është pranë teje tashmë., ma more me vete bush, pika ime e dobët ti!

Boshllëkun e madh që më le do mundohem ta mbush me kujtimet tona të bukura dhe të tilla ne kemi pambarimisht. Dhembje e papërshkrueshme, nuk e di si do ja bëj pa ty, që të kisha kudo me vete, askund pa të marrë.

Dhemb shpirti sa nuk e di si po mundem t’i shkruaj këto fjalë mes lotësh. Por të premtoj se do ta kthej në forcë për ty se kështu do doje ti. Se kështu më ke mësuar ti.

Jam e bekuar që jam gjaku yt. Jam e bekuar që tashmë kam ëngjellin mbrojtës më të mirë në qiell.Të dua shpirti im, përjetë bushi im”.

Video