Jeton me 50 identitete, njihuni me vajzën që vuan nga personaliteti i shumëfishtë

30 May 2022, 15:40Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jeton me 50 identitete, njihuni me vajzën që vuan nga personaliteti i
Mel Lodge

Mel Lodge ishte vetëm 4 vjeçe kur përjetoi për herë të parë çrregullim personaliteti, një sindromë psikiatrike që karakterizohet nga prania e dy ose më shumë identiteteve të qarta, shpesh të formuara për shkak të traumave.

Sot që është 30 vjeç, Mel thotë se trupi i saj është shtëpia e 50 ‘pjesëve’ unike. Ish-mësuesja e baletit po përdor platformën Tik Tok për të ndërgjegjësuar mbi personalitetin e shumëfishtë dhe shprehet se ‘pjesët’ e saj e marrin kontrollin nga 5-20 herë në ditë.

 

Jeton me 50 identitete, njihuni me vajzën që vuan nga personaliteti i
Adoleshentja Serena, një nga identitetet e Mel

 

Kur e pyetën për sëmundjen e saj, Mel foli si një nga identitetet e saj adoleshente, 18-vjeçarja Zara. “Marrim shpesh komente nga njerëzit që thonë se është shumë e rrallë dhe nuk mund ta kemi, por kjo është acaruese sepse nuk është aq e rrallë sa mendojnë ata”, u shpreh ajo.

“Më pas pjesa që ‘ne duhet të jemi të dhunshëm, të frikshëm dhe të bëjmë krime’ sepse kështu e kanë parë në filma. Duket shumë e vështirë që njerëzit ta besojnë që është kështu dhe jo aq dramatike sa në filma”.

Jeton me 50 identitete, njihuni me vajzën që vuan nga personaliteti i
Chloe, 5 vjeç, një tjetër identitet

Mel thotë se terapisti i saj beson se çrregullimi nisi në moshën 4-vjeçare dhe në fillim mendoi se ishte psikozë, por pas 3 muajsh e diagnostikoi me personalitet të shumëfishtë. Kur një identitet i ri merr kontrollin, Mel thotë se përjeton një moment të shkurtër konfuzioni, ankthi dhe ndonjëherë, humbje vetëdijeje. Kjo e fundit do të thotë se personalitetet e saj vuajnë edhe nga amnezia, kështu që iu duhet të gjejnë një mënyrë për të mbajtur mend.

“Na duhet gjithçka e shkruar në një tabelë dhe kemi dosje të përgatitura për ‘pjesët’ që mund të dalin të cilat nuk dinë se ç’po ndodh. Kur kemi takime, bëjmë më të mirën tonë për të nxjerrë të duhurën, por nuk e kemi plotësisht në dorë. Përveç informacionit, kemi edhe një listë ngacmuesish pozitivë që shërbejnë për këtë. Për shembull, Anna takohet me një dietologe, kështu që nëse një tjetër prej nesh ka kontrollin, duhet ta dinë si ta shfaqin”.

Pas takimeve me 30 profesionistë shëndetësorë, Mel u diagnostikua me DID në moshën 26-vjeçare. Nëpërmjet terapisë, ata mundën të konstatonin se ishin 50 personalitete, 11 prej të cilëve më sundues.

Zara, 18 vjeç –  ajo që merret me rutinën e përditshme, e përgjegjshme, sociale, e zhurmshme dhe e organizuar.

Anna, 16  – e butë, optimiste, perfeksioniste, balerinë.

Chloe, 4-5 – fëminorja, shumë e zhurmshme, përpiqet të lumturojë fëmijët e tjerë.

Tammi, 19 – e drejtpërdrejtë, ndonjëherë e acaruar, antisociale, protektive.

Danial, 20 – protektiv, i ndrojtur, i frikësuar nga njerëzit.

Andrew, 10 – altruist, perfeksionist, krijues.

Charlie, 29 – i ngjashëm me Mel, sportiv, besnik, i dhënë pas psikologjisë.

Leah, 14  –  e turpshme,  pëlqen sportet si hokeji dhe volejbolli.

Doe, 12 – animaliste, e dashur, e pjekur për moshën e saj.

Sky, 7 – e turpshme, pëlqen vizatimin dhe pikturën, krijuese, trazovaçe.

Anthony, 20-24 – i qetë, pesimist, protektiv.



Video