"Jemi ftohur", Olsi Bylyku flet për miqësinë me Bes Kallakun

26 May 2022, 08:00Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Jemi ftohur", Olsi Bylyku flet për miqësinë me Bes
Olsi Bylyku

Mes aktorëve të humorit, Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku, ka ekzistuar një miqësi e ngushtë.

Së fundmi Olsi Bylyku ka folur rreth marrëdhënies me mikun e tij.

Para disa javësh Olsi organizoi një ditëlindjeje të madhe ku morën pjesë shumë artistë, por ajo që u vu re ishte mungesa e Bes Kallakut.

Në “Goca dhe Gra” tregoi se nuk ka ndodhur asgjë mes tyre dhe fakti që disa nga artistët nuk kanë qenë prezent, ka ndodhur për shkak të angazhimeve që ata kanë.

Por Olsi thotë se mes tyre nuk ka patur asnjë debat ndonëse pranon se gjërat janë ftohur. “Të them të vërtetën nuk është se kemi diçka. Me të gjithë njerëzit që nuk kanë qenë në ditëlindjen time, kam përshtypjen se ka qenë diçka momentale kur njëri për shembull nuk ka pasur kohë, të tjerë nuk e kanë parë të arsyeshëm. Por jo të kemi patur një zënkë. Thjesht jemi ftohur dhe jemi shkëputur. Edhe kur takohemi bisedojmë për gjëra shumë të përgjithshme që mund t’i diskutoj me çdo person që takoj. Mendoj që rruga që vazhduam secili bëri që të ftohemi.”-tha ai i ftuar në ‘Goca dhe Gra’.

Megjithatë, më pas u duk se ai e thumboi Besin duke u shprehur se: “Kam vënë re te njerëzit që u ngel hatri kur nuk i ftojnë në ditëlindje. Unë kur nuk më fton dikush them me vete “A e kam merituar unë ftesën nga ai person?” Shumë njerëz shpesh ftohjen ta delegojnë dhe thonë: “E ke ti fajin pse jemi ftohur ne”. Ftohja nuk është diçka që vjen vetëm nga njëra palë, por nga të dyja. Nëse ka duhet të jesh koshient se ai nuk më ka ftuar sepse kemi patur këtë, këtë…”


Video