Jennifer Lopez dhe Ben Affleck më të dashuruar se kurrë

26 May 2022, 00:36Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck më të dashuruar se kurrë
Lopez dhe Affleck

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë qenë të pandarë që nga rindezja e romancës së tyre vitin e kaluar.

Çifti i njohur shijuan një natë romantike teksa ishin nisur për darkë në një restorant në Beverly Hills. 52-vjeçarja dukej  tepër elegante me një fustan bezhë ndërsa i fejuari i saj e shoqëroi i lumtur në makinën e tyre.

Aktori, i veshur me një xhaketë sportive gri dhe këmishë blu, u pa duke ndihmuar këngëtaren ndërsa ajo iu drejtua makinës.

Dyshja e famshme kanë qenë në kërkim të një shtëpie dhe janë fotografuar duke parë shtëpi të ndryshme së bashku për fëmijët e tyre nga martesat e mëparshme.


Video