“Janë të shpuar”, Kompania e njohur tërheq nga tregu një seri prezervativësh

29 April 2022, 11:39Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Janë të shpuar”, Kompania e njohur tërheq nga tregu

Autoriteti më i lartë shëndetësor kolumbian urdhëroi tërheqjen nga tregu të një serie prezervativësh pas një "rezultati të papajtueshëm" në testin për "zbulimit të vrimave".

Në një deklaratë të publikuar në llogarinë e Institutit Kombëtar për Mbikëqyrjen e Ushqimit dhe Barnave u raportua se loti 2106572316 i prezervativëve “Today” është analizuar nga Zyra e Laboratorëve dhe Cilësisë dhe nga testet nuk është marrë rezultati i pritur.

Për këtë arsye, autoriteti shëndetësor  urdhëroi tërheqjen "duke marrë parasysh se përdorimi i tij mund të çonte në paraqitjen e ngjarjeve të padëshiruara te përdoruesit".   

Deri më tani, kompania nuk ka publikuar asnjë reagim ndaj vendimit të Autoritetit, apo ndonjë komunikim drejtuar blerësve të saj.

Pas njoftimit nga autoriteti shëndetësor kolumbian, përdoruesit në rrjete e morën njoftimin me humor dhe ndajnë meme ironike për cilësinë e prezervativëve.


Video