“Janë bërë bashkë hienat”, loja me pyetjet anonime ndaj Romeos, vjen reagimi i Donaldit dhe Elgit Dodës

16 February 2024, 23:42Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Janë bërë bashkë hienat”, loja me pyetjet
Elgiti, Donaldi dhe Romeo

Gjatë lojës me pyetje anonime në BBV3, Romeos iu drejtuan shumë pyetje tendecioze ku në një prej tyre është përmenduar edhe strategjia e Romeos për t’u lidhur në lojë apo famës që ka marrë nga lidhjet me personazhet publikë jashtë. Gjithashtu në njërën prej pyetjeve loja e tij krahasohej me atë të Donaldit. Ky i fundit ka reaguar menjëherë përmes një Instastory duke thënë:

“Kjo loja me pyetje që po bëhet në “Big Brother” qenka super. Gëzojnë disa sikur i kanë dhënë mundësinë të hapin një adresë fake që të shfryjnë mllefet. Ka njerëz që komentojnë me adresën e tyre ka dhe të tjerë që vdesin të shajnë me adresa fake.

Ps. Romeo nuk është as më i mirë as më i keq se unë. Është ndryshe nga unë.

Por faleminderit që më kujtoni sepse e bëni shpesh. E marr super pozitivisht sepse kuptoj që s’kanë ku kapen tjetër me Romeon brenda në lojë”.

“Janë bërë bashkë hienat”, loja me pyetjet

Romeo ishte gjithashtu banori që u sulmua më shumë në lojën me pyetje anonime. Disa nga pyetjet që iu bënë atij kishin të bënin me lidhjet brenda dhe jashtë shtëpisë, ku u komentua kryesisht ajo me këngëtaren Jonida Maliqi. Donaldi ka qenë i pari që ka reaguar në lidhje me lojën, por mesa duket pas tij pasoi edhe reagimi i Elgit Dodës i cili është mik i ngushtë i binjakëve.

Në një postim në Instastory ai shkruan:

“He bro janë bërë hienat bashkë me të gërvisht? Jepi gaz babo, përcilli 1 nga 1”.

“Janë bërë bashkë hienat”, loja me pyetjet



Video