Ish-e dashura ruse e Don Xhonit mesazh në shqip për reperin, 'vuan' ndarjen nga ai

6 May 2022, 12:15Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ish-e dashura ruse e Don Xhonit mesazh në shqip për reperin,

Modelja ruse Ariana Lirey duket se nuk e ka harruar ende reperin nga Kosova, Don Xhoni dhe vazhdon 'të vuajë' pas ndarjes nga ai. Këtë gjë na e vërteton postimi saj më i fundit në InstaStory.

Modelja ka shkruar një mesazh në gjuhën shqipe, duke lënë dyshime se i adresohet këngëtarit shqiptar. Ajo shkruan: "Nëse do të kishte një mundësi për t'ju dërguar dreqin, do ta bëja përsëri" duke e shoqëruar me një emoji zemre.

E vështirë për t'u kuptuar se ç'ka dashur të thotë Ariana Lirey, ku duket se tekstin e ka përkthyer në "Google translate".

Ky reagim i modeles ruse vjen pasi Don Xhon u vendos sërish në kryefjalën e mediave, këtë herë për raportin me një tjetër bukuroshe. Në media u aludua se reperi mund të jetë në një flirt me ish-Miss Serbia, Tia Alkerdi.

Ish-e dashura ruse e Don Xhonit mesazh në shqip për reperin,


Video