Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Ditën e djeshme bëri bujë një video e publikuar nga këngëtarja Loredana Zefi, e cila shfaqej në krah të futbollistit me famë botërore, Neymar, duke pozuar me këtë të fundit.
Por më pas u bë me dije se artistja nuk ishte vetëm. Me të ishte dhe reperi Noizy dhe aktori Blerim Destani dhe kjo u kuptua nga postimet e këtyre të fundit në Instagram.
Treshja e artistëve shqiptarë kanë qenë të ftuar në një eveniment në Berlin nga një markë e njohur gjermane që prezantoi modelin e ri të makinës elektronike dhe Neymar Jr është ambasadori i saj.
Reperi Noizy ka postuar në InstaStory një video me Loredanën dhe një video tjetër ku shihej Neymar. Në krah të yllit brazilian të futbollit ka pozuar dhe aktori Blerim Destani.

