I lidhur me një modele? Reagon Stresi: Të fala të gjitha ex-ave të mia

26 May 2022, 19:01Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I lidhur me një modele? Reagon Stresi: Të fala të gjitha ex-ave
Stresi

Një ditë më parë, reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, publikoi një video në InstaStory ku shfaqej në makinë me një vajzë misterioze, pasi ja kishte mbuluar fytyrën me një emoji. Pas kësaj videoje, në media u aluadua se Stresi ishte në një lidhje romantike me atë vajzën e cila quhej Megi dhe është modele.

Lidhur me këto aludime, ka ardhur një reagim nga vetë Stresi, i cili hedh poshtë dyshimet. Në një video të publikuar në InstaStory, reperi shprehet se nuk është i lidhur me atë vajzën, por “është i lidhur me shumë femra.” Ai e mbylli videon duke përshëndetur të gjitha ish të dashurat e tij.

“Kam parë shumë spekulime, shumë fjalë shumë media rozë duke shkruar për atë videon që kam hedhur unë dje. Desha t’ju them që unë nuk jam i lidhur me askënd as me vajzën në fjalë që keni parë te video.

Unë jam i lidhur me shumë femra realisht, kështu që ti heqim këto aludimet. Çdokush e bën jetn personale siç do vetë, edhe të fala të gjitha ex-ave të mia, edhe këto që kam do t’ju çoj të fala vitin tjetër. Kështu që mos të spekulojmë më që “është kjo, është ajo.” - shprehet Stresi.

Video e publikuar dje nga Stresi:


Video