Heidi i jep fund dyshimeve të banorëve për lidhjen me Romeon dhe i "mbyll gojën" Liamit: S'më intereson çfarë mendon ti (VIDEO)

25 Prill 2024, 17:15Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Big Brother Vip 3

Prej ditës së djeshme është folur për një krisje të marrëdhënies së Romeos me Heidin, brenda shtëpisë së Big Brother Vip 3.

Bujë bëri edhe deklarata se çifti është gati të dalë nga shtëpia, e në të gjithë këtë rrëmujë, banorët e tjerë duket se nuk i kanë qëndruar fare pranë tyre.

Madje, në disa raste, ata janë munduar ta shfrytëzojnë lidhjen e vetme brenda shtëpisë, duke e vënë në dyshim me deklarata të ndryshme.

Së fundmi ka qenë Liami ai që ka provokuar Heidin, por kjo e fundit i është përgjigjur prerë.

Pjesë nga biseda:

Heidi: Unë e dua, mendoj se e dua.

Liami: Unë besoj zero në këtë lidhje

Heidi: Mua nuk më intereson çfarë mendon ti

Liami: Turp!

Video