Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genar Topalli prej një viti janë në një romancë.
Modelja dhe gazetarja sportive ka rrëfyer se përgjatë kësaj periudhe nuk janë bërë kurrë xheloze për njëri-tjetrin.
Ajo tregoi se Genari është mbështetësi i saj më i madh për çdo gjë që bën dhe për këtë e vlerëson, duke shtuar se ai s’është xheloz.

Cindy Marina u shpreh se familjet e tyre janë prezantuar, por duke mos dhënë shumë detaje.
“Kurrë nuk jemi bërë xheloze për njëri-tjetrin. Ai nuk është tip xheloz, është mbështetësi më i madh që kam, për çdo gjë që bëj. E vlerësoj shumë për këtë, sepse ne jetojmë në botën e mediave dhe nëse partneri është xheloz, është problem për punën. Nëse nuk ke një person që të shtyn përpara bëhet edhe më e vështirë. Jam shumë e lumtur që ai është mbështetësi më i madh. Kemi 1 vit bashkë dhe gjërat janë bërë familjare, jemi prezantuar me familjet e njëri-tjetrit”, tha ajo e ftuar në RTV Ora.

“Çfarë të tha Jozefina Topalli kur të takoi për herë të parë”, u pyet ajo.
“Do ha specin, nuk kam koment”, u shpreh Cindy Marina, duke refuzuar të flasë.
