
Një lule e egër e rrallë ngjyrë portokalli e ndezur që mendohej se ishte zhdukur për gati 40 vjet u rizbulua në Amerikën e Jugut.
Lulja e egër Gasteranthus extinctus është parë vetëm në pyllin e reve të Ekuadorit dhe është dokumentuar për herë të fundit në vitin 1985, sipas një studimi të ri në revistën PhytoKeys.
Studiuesit nuk panë të ardhme për lulen, kështu që ata e quajtën të “zhdukur” sepse besonin se ajo do të shuhej së shpejti, tha bashkëautori Daëson White, një studiues postdoktoral në Muzeun Field në Çikago.
Studiuesit vendosën të hidhnin një vështrim tjetër në Ekuadorin perëndimor në vitin 2021 për të parë nëse kishte mbetur ndonjë pjesë pylli dhe për të kërkuar speciet që kishin jetuar atje. Brenda disa ditësh, lulja u gjet, tha White.
Sipas tij ishte moment shumë i lumtur sepse Gasteranthus extinctus është një simbol i këtyre pyjeve unike.
Ekipi mblodhi mostra për të konfirmuar më vonë ADN-në e bimës, e cila ishte e shpërndarë në grumbuj në pjesët e vogla të pyllit të mbetur.