Rihanna dhe A$AP Rocky ndahen pak para se të bëhen prindër

15 April 2022, 13:25Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rihanna dhe A$AP Rocky ndahen pak para se të bëhen prindër

Teksa presin të vijë në jetë fëmija e tyre të parë dhe pas gati një viti e gjysmë që kur bënë publike lidhjen, në Internet po qarkullon një lajm se artisti ka tradhtuar Rihanën.

Ishte Louis Pisano, një influencues, i cili në Instagram ka 130 mijë ndjekës dhe më shumë se 19 mijë në Twitter, ai që ka ndezur rrjetet sociale. “Rihanna dhe ASAP Rocky janë ndarë. Rihanna u nda me të pasi e kapi atë duke e tradhtuar me stilisten e këpucëve Amina Muaddi”, thuhet në një status në llogarinë e tij @LOUIS_VIA_ROMA.

Në pak minuta statusi i tij, i cili gjithashtu thekson se tradhtia ndodhi gjatë Javës së Modës në Paris, arriti gati 17 mijë pëlqime dhe u shpërnda më shumë se 10.6 mijë herë dhe retweet-et arritën në mbi 2400.

Shumë fansa të 34-vjeçares nga Barbados janë të mendimit se partneri i saj nuk mund të ketë bërë një veprim të tillë. Duke parë llogaritë e tyre përkatëse në Instagram, Rihanna dhe Rocky të dy ende ndjekin njëri-tjetrin.

Lajmi vjen pak ditë pas publikimit të setit fotografik të Rihanna-s për revistën Vogue, ku ajo tregoi për shtatzëninë e saj. Edhe pse ende nuk ka një burim zyrtar që konfirmon apo mohon deklaratën e Louis Pisanos,  ai thekson se Rihanna dhe Amina ishin aq shoqe, saqë jo vetëm takoheshin shpesh por Amina ishte edhe një bashkëpunëtore markës së Rihannës Fenty.

Rihanna dhe A$AP Rocky ndahen pak para se të bëhen prindër

Njerëz të tjerë vunë në dukje se Rihanna aktualisht nuk e ndjek më stilisten në Instagram, apo ndoshta nuk e ka ndjekur asnjëherë. Megjithatë, Rihanna nuk ndjek shumë njerëz, kështu që është e paqartë.

Kush është Amina Muaddi?

Muaddi është një stiliste këpucësh jordaneze-rumune, e cila ka veshur Kim Kardashian, Kylie Jenner, Bella dhe Gigi Hadid etj.  Në vitin 2013, bashkëthemeloi labelin e saj, Oscar Tiye, por më parë ajo punoi si asistente stiliste për Conde Nast, Vogue Italy, L’Uomo, Vogue dhe GQ Magazine në New York.

Rihanna dhe A$AP Rocky ndahen pak para se të bëhen prindër

Në vitin 2017, Muaddi u largua nga Oscar Tiye dhe në vitin 2018 ajo u punësua nga Rihanna për të dizajnuar këpucë për markën Fenty të këngëtares, me koleksionin e tyre të parë së bashku të lançuar në vitin 2020. Në dhjetor 2020, Muaddi gjithashtu bashkëpunoi me Rocky në një koleksion.



Video