Ky është projekti që do të bëjë bashkë Borën dhe Donaldin

14 April 2022, 18:35Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ky është projekti që do të bëjë bashkë

Nuk dihet nëse për hir të famës apo të dashurisë për njëri-tjetrin, Bora dhe Donaldi kanë vendosur të bashkëpunojnë.

Burime për “Kryefjala.com” bëjnë me dije se çifti po “ribashkohet” për të sjellë një këngë, teksa janë parë shpesh në studion e Elgit Dodës së fundmi.

Donaldi po e merr seriozisht muzikën, ndërsa Bora po i rikthehet pasionit të vjetër.

Ndërkohë, së shpejti Bora dhe Donaldi do të jenë gjithashtu kolegë pasi do të punojnë të dy në Top Channel.

Donaldi ka bërë me dije se emisioni i tyre nuk është pezulluar dhe do transmetohet shumë shpejt në ekran.

 


Video