Ishte në ajër prej muajsh, tani vjen konfirmimi zyrtar. Francesco Totti dhe Ilary Blasi ndahen pas 17 vitesh martesë.
Çifti, që prej dy dekadash ishte pjese e pandashme e lajmeve duke u marrë si një shembull pozitiv të një marrëdhënie të shëndoshë, do të mbajë sot një konferencë për shtyp ku do të sqarohen edhe arsyet, por sipas mediave italiane ndarja ka të bëj me një marrëdhënie të ish-futbollistit me një vajze misterioze, të quajtur Noemi, që prej disa muajsh shoqëron 45-vjeçarin kudo, edhe pse nga larg.
Madje ajo ishte edhe në finalen e Tiranës, ku Roma fitoi Conference League, duke u nisur pas ndeshjes në Montekarlo dhe Egjipt. Sipas burimeve, lidhja e tyre vazhdon të paktën nga nëntori, kur vajza e re ishte e para që shkoi të ish-futbollisti pas një aksidenti rrugor pa pasoja.
Vendimi për ndarje ishte marrë që në muajin shkurt, por u shty nga presioni i madh ndaj tre fëmijëve, Christian Chanel dhe Isabel.