Pse po zhgënjen në futboll Mauro Icardi? Mediat italiane gjejnë shkakun: S*ks me Wanda Nara, 12 herë në ditë

11 July 2022, 11:16Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pse po zhgënjen në futboll Mauro Icardi? Mediat italiane gjejnë

Mauro Icardi bën seks me gruan Wanda Nara deri në 12 herë në ditë, sipas Daniele Adani. Opinionisti italian u shfaq në transmetimin e Christian Vierit në Twitch dhe filloi të diskutojë për jetën seksuale të futbollistëve.

Nga diskutimi që përfshiu Icardi dhe Wanda Nara doli se çifti mjaft i përfolur kryen marrëdhënie seksuale deri në 12 herë në ditë. Nara punon si agjente e superyllit të Paris Saint-Germain, Icardi. Ajo pranoi në vitin 2020 se sulmuesi argjentinas refuzon të bëjë seks me të, nëse skuadra e tij humbet.

Komentet e saj erdhën pasi ish-trajneri i Interit, Antonio Conte, i cili e shiti Icardin te PSG më 2019, pretendoi se futbollistët duhet të përpiqen të harxhojnë sa më pak energji gjatë seksit. Kur Wanda u pyet për pretendimet e trajnerit aktual të Tottenham Hotspur, 35-vjeçarja foli për zhgënjimet e burrit të saj kur PSG humb një ndeshje.

Modelja dhe prezantuesja televizive i tha revistës italiane “Repubblica delle Donne”: “Nuk di çfarë të them. Ai duhet ta provojë para lojës, por Mauro është shumë profesionist dhe nuk bën asgjë para ndeshjes.

Vetëm pas dhe nëse ndeshja shkon mirë. Nëse ndeshja nuk shkon mirë, ai nuk dëshiron as të më shikojë". Wanda është bërë një figurë e diskutueshme pasi hoqi dorë nga ish-bashkëlojtari i Icardit, Maxi Lopez për sulmuesin argjentinas.

Lopez e ka akuzuar më parë Wandën se e ka tradhtuar atë sa ishin të martuar. Megjithatë, Wanda i mohoi akuzat dhe pretendoi se marrëdhënia e saj me Icardin nuk filloi derisa u kthye në Argjentinë.

“U largova nga Maxi Lopez dhe u ktheva në Argjentinë, – tha ajo. – Kisha tre fëmijë dhe nuk ishte e lehtë të kthehesha në Argjentinë e t’ia filloja nga e para. Të gjeja dikë si Mauro, i cili ishte i ri, ishte shumë e rëndësishme për mua. Nuk ishte vetëm një zgjedhje për mua. E zgjodha atë sepse tashmë i donte fëmijët e mi”.

Lopez që atëherë ka pohuar se e ka lënë mënjanë rivalitetin me Icardin, duke sugjeruar se ai e ka falur atë për gjoja "vjedhjen e gruas së tij". Sulmuesi argjentinas është lidhur me një largim nga PSG në merkaton e kësaj vere, pasi luajti vetëm 10 herë startues në Ligue 1, sezonin e kaluar.

Ndër klubet e interesuara është edhe Monza, debutues në Serie A, megjithëse Icardi ka të ngjarë të dëshirojë futbollin e Champions League.



Video