"Ka shumë thika, bërryla e padrejtësi", Fifi flet për "plagët" e saj": Nuk kisha, u deformova duke punuar

10 July 2022, 18:22Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

 

"Ka shumë thika, bërryla e padrejtësi", Fifi flet
Fifi

Këngëtarja  Filloreta Raçi e njohur me emrin artistik Fifi, ka hapur zemrën duke folur për plagët dhe anët e saj që publiku nuk i di.

Ajo ka qenë në qendër të vëmendjes prej muajsh që nga eksperienca në "Big Brother VIP" e deri tek lidhja me Adis Patushin. Javët e fundit ajo u bë shkak i ndezjes së një debati mbi virgjërinë pas një statusi ku i shkruante të dashurit të saj: “Më fal që nuk jam ruajtur për ty”. 

Së fundmi, Fifi ka publikuar disa foto në rrjetet sociale dhe duket se ka bërë një përmbledhje të gjithë këtyre muajve, e jo vetëm, duke shkruar se ka plagë që prej vitesh po mundohet t’i shërojë. Këngëtarja shton se ka shumë thika, bërryla e padrejtësi që publiku nuk mund t’i kuptojë sepse nuk i ka provuar.

“Pas kësaj buzëqeshje ka shumë plagë që jam mundu me vite me i shëru .. pas kësaj buzëqeshje ka shumë dështime .. pas Fifit që e shihni ju është një fëmijë i vogël që nuk kishte dhe u deformu t’u punu për me bo e me arrit diçka në jetë .. pas çdo shpërthimi emocional që kam pas -diçka keni pa e diçka s’keni me pa kurrë – ka shumë thika, ka shumë bërryla e ka shumë padrejtësi që s’keni me i kuptu se nuk i keni provu. Gjithsesi .. si njeri që jam me të meta – e me budallaki – me të mira e të kqijaa – JAM NJERI!”- shkruan Fifi.



Video