Burri i dha borxh shokëve 20 milionë lekë, gruaja humb ndjenjat në emision kur mëson se ...

10 July 2022, 17:47Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Burri i dha borxh shokëve 20 milionë lekë, gruaja humb ndjenjat
Gruaja humbet ndjenjat në emision

Flutura është në një konflikt të ashpër me bashkëshortin e saj Veladinin dhe nuk po gjen dot gjuhën e komunikimit me të. Shkak është bërë një shumë prej 20 milionë lekësh të vjetra që ai i ka dhënë borxh prej shumë vitesh tek dy persona.

Ata nuk po i’a kthejnë paratë dhe për këtë Flutura fajëson të shoqin i cili është treguar i pa kujdesshëm. Një pjesë e mirë e atyre lëkëve, ajo thotë se janë nga puna e saj prej 15 vitesh në Greqi të cilat Veladini i’a ka marrë pa e pyetur fare. Si do të gjendet zgjidhja e këtij problemi i cili po rrezikon marrëdhënien bashkëshortore pas 32 vitesh martesë?

Në fund të seancës së rubrikës “Shihemi në Gjyq” teksa të gjithë po mësonin vendimin e publikut zonja Flutura humbet ndjenjat. Sapo mësoi nga Ardit Gjebrea se publiku i kishte dhënë asaj të drejtë ajo u emocionua. Gjendja shëndetësore e Fluturës është e mirë.

Eni Çobani:  Dy bashkëshortët Flutura dhe Veladin, vijnë nga Cërriku. Flutura në një martesë gati 30 vjeçare me Veladinin, me të cilin ka dhe 3 fëmijë, puna e saj në Greqi për vite me radhë nuk është respektuar dhe gjithë paraja është mbajtur nga kryefamiljari dhe më pas është dhënë në mënyra joligjore personave të tretë. Mes tyre është edhe z.Tomor Luta, sipas dokumentit që kam në dorë dhe Agim Tomici, ata janë të ftuar kur dëshirojnë për t’i dalë përballë zotërinjëve nëse gjërat nuk janë të vërteta apo i janë cënuar, por besoj se janë të vërteta. Flasim për 20 milionë lekë që për familjen është një shumë e konsiderueshme dhe keni vite që ju e vuani këtë problematikë. Ju i pari, z.Veladin duhet të merrnit përgjegjësinë, por shoh që edhe sot në këto momente që Flutura është shumë e acaruar përpos edhe fjalorit të përdorur jo shumë normal në një media. Unë i kërkoj ndjesë gjithë publikut edhe për fjalët e përdorura, por sigurisht që problemi është shumë i rëndë. Dua të kuptoj pak konceptin tuaj si një burrë shqiptar faktin që ju i drejtoheni gruas me fjalë aspak normale, ju bëra një pyetje e doni Fluturën? Keni bërë 3 fëmijë me të. E akuzuat që ti nga Gramshi nuk ke prurë gjë, një qytet i nderuar që ka vajza e burra shumë të mirë. Çfarë pretendonit të sillte nga Gramshi zonja përveç vetes? Toka, shtëpi? Në vitin 89-të jeni martuar, jemi në vitin 2022 dhe ju i drejtoheni sikur nuk e njihni fare..

Flutura: Si skllave… 

Eni Çobani: Sërisht është familja në qendër të ndërmjetësimit, sepse po nuk u rregullua familja hallkat e tjera të shoqërisë do të lëngojnë. Kështu që vëmendje në marrëdhëniet tona të brendshme, familjare të cilat prodhojnë paqe, dashuri, mirësi e cila më pas të shpërndahet në shoqëri…

Gjithë kursimet e jetës bashkëshorti ua ka dhënë si borxh shokëve. Çfarë ka ndodhur?

Flutura: Punova 15 vite në Greqi, lekët m’i merrte ai, po t’i kisha mbyllur në bankë do isha sot mirë. Punoja si qeni atje në arë, ky mi mori lekët e mbushi shokët e vetë nga Berati në Librazhd. Me Gim Komicin e Tomorr Lutën dhe një Zabit Cërriku atje në fshat.

Veladin: Agim Komici është nga Qukës, Librazhdi, dhëndër në Elbasan edhe kishim vajtje-hyrje kaq vjet…

Flutura: Po të mashtroi re të mashtroi, ja tek i ke copat e letrës…

Veladin: Pusho të mbaroj o dreq, merr vesh… Më tha kam tokë, më jep mua 500m…

Eni Çobani: Kështu e thërret gjithmonë zonjën, me këtë fjalor 30 vjet?

Flutura: Tërë jetën vetëm vuajtje zonja Eni. Merr lekë, nuk më jepte. Donte goca e madhe 1 milionë lek nuk i dha. Vinte i jepte shokëve, gocës nuk i dha e qaja…

Eni Çobani: I ke dhënë Lekët apo jo? Ka punuar 15 vite kjo zonja dhe e di unë se çfarë pune ka bërë.

Veladin: Ka punuar 15 ajo, unë 25 vite në Greqi.

Eni Çobani: Shumë mirë ke bërë, po pse i jep shokëve?

Flutura: Ke punuar për shokët, nuk ke punuar për familjen tënde.

Veladin: Më dha një copë toke në Elbasan dhe i dhash lekët. Ai më gënjeu, ku e dija unë.

Eni Çobani: Çfarë bën në Greqi ti, pse nuk e merr gruan me vete?

Veladin: Ishte ajo në Greqi, si bën ajo më mirë pa grua se me grua…


Video