Aksidentohet rëndë G-Bani, e përplasin qëllimisht me makinë, autori ende i lirë (VIDEO)

10 July 2022, 17:11Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidentohet rëndë G-Bani, e përplasin qëllimisht me
G-Bani

Këngëtari Arban Përlala, i njohur me emrin e artit si G-Bani është aksidentuar në Britaninë e Madhe. Ai tregon se aksidenti ka ndodhur më 22 Qershor dhe ai ndodhet ende në spital dhe nuk lëviz dot, pasi i është dashur të operojë dy herë këmbën.

G-Bani pretendon se është përplasur qëllimisht nga një person me makinë dhe autori sot është ende i lirë. Në një video në rrjetet sociale, këngëtari akuzon policinë angleze për urrejtje ndaj shqiptarëve.

Ai shprehet se policia nuk e merr dëshminë e dëshmitarit okular, për shkak se ai ishte shqiptar dhe dyshon se G-Bani dhe dëshmitari kanë lidhje me njëri-tjetër.

"Më aksidentuan me makinë, dikush më përplasi me dashje dhe më theu këmbën. Bëra operacion. Kur unë jam në shtrat dhe nuk lëviz dot, ai që më përplasi është i lirë. Policia thotë se nuk kanë prova që e bëri ai aksidentin. Ai më përplasi me dashje. E di që në Angli nuk u intereson shumë. Kur morën vesh që isha shqiptar, nuk më pranuan as dëshmitarët. Duhet të ndalojë kjo urrejtja ndaj shqiptarëve. Aksidenti ka ndodhur në Fulham më 22 qershor. Dëshmitarët nuk merren parasysh, se thanë që ngaqë janë shqiptarë edhe ata si unë, i kam shokë edhe nuk mund të merren për bazë,"- shprehet G-Bani.


Video