Enca Haxhia ka publikuar së fundmi një foto me një mashkull misterioz në momente intime dhe të gjithë e morën si një konfirmim të romancës së saj. Por, këngëtarja ka marrë dhe shumë komente negative për shkak se mashkulli që e puthte në faqe ishte me ngjyrë dhe për shkak të jetës së saj në Dubai.
Lidhur me këto komente ka ardhur një reagim nga Enca, e cila shprehet se nga postimi asaj fotoje kuptoi që njerëzit merren me punët e të tjerëve dhe janë shumë rracista.
“Nga replies tuja tek postimi i mëparshëm kuptova që:
-doni të mbani hunën kudo përveçse në punët tuaja
– mezi po prisni të më shihni të fejuar/ martuar
– jeni super rracista dhe mendoni se vini nga gjak mbretëror
– “e paske kap sheikun e”, “he pra ja ke ngel me arab”, “he pra se bën sikur ikën dhe paguan pushimet vet”.”– shkruan këngëtarja në InstaStory.