FOTO: Kush është Ganimet Vendresha, themeluesja e TOB-it dhe e shkollës së Baletit në Tiranë

29 September 2022, 13:13Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

FOTO: Kush është Ganimet Vendresha, themeluesja e TOB-it dhe e

Ganimet Vendresha lindi në Tiranë më 19 shtator 1934. Studioi balet klasik dhe koreografi në Akademinë e Baletit të Bolshoi Teatër të Moskës, ku dhe u njoh me bashkëshortin e saj të ardhshëm, Xhemil Simixhiu.

Pas 6 vitesh studime, të dy, së bashku me tri balerinë të tjerë që kryen të njëjtin shkollim, u kthyen në Tiranë dhe hapën Shkollën e Parë të Baletit në Shqipëri. Më pas ishin bashkëthemelues të Akademisë së Arteve, ku dhe punuan si pedagogë, dhe Teatrit të Operas dhe Baletit, ku punuan deri në fund të jetës së tyre.

Ganimet Vendresha mban shumë çmime karriere, si edhe tituj të lartë, ndër to ‘Nderi i Kombit’, ‘Naim Frashëri’ dhe ‘Mjeshtër i Madh’.

Ganimet Vendresha la pas një thesar të madh në baletin shqiptar, themelet e një shkolle që vazhdon trashëgohet edhe sot dhe që e nderon vendin tonë kudo në botë.

Tek të gjithë ata që e njohën la pas kujtimin e një njeriu me shpirt të bukur e të mirë, gjithmonë fjalëmbël dhe e buzëqeshur.



Video