FOTO/ Ditëlindja e Xhensila Myrtezajt, këngëtarja heq dorë nga festat e mëdha!

12 April 2025, 10:51Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Ditëlindja e Xhensila Myrtezajt, këngëtarja heq dorë
FOTO: Xhensila Myrtezaj

Xhensila Myrtezaj ka festuar pak ditë më parë ditëlindjen e saj.

E njohur për zërin e saj të ëmbël, prezencën karizmatike dhe shpirtin pozitiv, Xhensila ka fituar zemrat e publikut shqiptar ndër vite, me këngë që janë kthyer në hite të padiskutueshme.

Në këtë ditë të veçantë, artistja ka marrë urime të shumta nga miq dhe kolegë të botës së muzikës, të cilat nuk ngurroi t’i ndante edhe me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Me një karrierë të konsoliduar dhe projekte të suksesshme muzikore, Xhensila është kthyer në një nga figurat më të përfolura dhe më të ndjekura në mediat rozë shqiptare.

Por ndryshe nga vitet e shkuara, që ka bërë festë të madhe për ditëlindje, këtë herë, këngëtarja zgjodhi që të bënte një festë private.

Në rrjetet sociale munguan foto dhe video nga një festë, çfarë edhe konfirmoi faktin se këtë herë festimet kishin munguar.

Në vend të kësaj, artistja kishte zgjedhur një ambient familjar, ku ta kalonte vetëm me familjen e saj dhe me miqtë e ngushtë.



Video