Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka hyrë në një kapitull të ri të jetës së saj: atë të mëmësisë.
Sot, artistja solli në jetë djalin e saj të parë, të cilin ajo dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, e kanë pagëzuar me emrin, Daskan Gjergji.
Lajmi është pritur me shumë gëzim nga fansat dhe ndjekësit e saj, të cilët e kanë përgëzuar për ardhjen në jetë të fëmijës.
Dafina, e cila për vite me radhë ka qenë një nga emrat më të spikatur në muzikën moderne shqiptare, tashmë përjeton një emocion tjetër, atë të të qenit nënë.

Me lindjen e Daskanit, duket se një epokë e re po fillon për këngëtaren, një epokë ku përpos skenës, edhe përkëdheljet e vogëlushit do të jenë pjesë e përditshmërisë së saj.