Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale pasi publikoi një seri fotosh në profilin e saj.
Në imazhet e fundit, artistja shfaqet me një fustan të ngushtë kafe që thekson linjat e trupit dhe ka një dekolte të hapur, duke e bërë look-un e saj edhe më provokues. Përshkrimi që shoqëron fotot thotë: “Përgjithmonë është ajo që dua”.
Postimi ka marrë menjëherë reagime të shumta nga fansat, të cilët kanë shpërthyer në komente pozitive për paraqitjen e saj, duke e cilësuar si “shumë elegante” dhe “super tërheqëse”.
Nuk është hera e parë që Rexha bëhet virale për paraqitjet e saj provokuese dhe plot stil në rrjetet sociale, pasi ajo njihet për zgjedhje të guximshme në modë dhe për vetëbesimin që transmeton në çdo dalje publike.
Kohët e fundit, këngëtarja ka qenë mjaft aktive në Instagram, duke ndarë shpesh foto ku promovon stilin e saj unik dhe duke mbajtur një lidhje të afërt me ndjekësit e saj në mbarë botën.