Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një person ka fituar 1 milion euro në lotarinë “6 nga 49” në dhjetor 2019 në Gjermani.
Shumë me fat, por për të ardhur keq që ai nuk u paraqit kurrë për të marrë shumën e parave të fituara në lotari. Tashmë afati kohor ka skaduar për të pasur mundësinë e marrjes së çmimit.
Bileta ishte shitur në rajonin e Saksonia-Anhalt. Organizatorët e lojës thanë se tashmë ka kaluar mandati maksimal 3-vjeçar që e kishte lënë të paprekur çmimin deri në orën 23.59 të 31 dhjetorit 2022.
“Shpresonim që dikush të vinte. Fatkeqësisht, nuk pati një fund të lumtur,” komentoi CEO i Lotto-s gjermane, Stefan Ebert. Ai shtoi se tani çdo fitim i pambledhur do të shpërndahet në hedhjen speciale të shorteve në lotari mbarë vendin.