"Nuk dua të ma bëjnë këngën pis"/ Hiqet nga You Tube “Pyes Lotin” pas revoltimit të kompozitorit Valentin Veizi

2 January 2023, 18:59Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

 

"Nuk dua të ma bëjnë këngën pis"/ Hiqet nga
Elsa Lila dhe Capital T

Kënga “Pyes Lotin”, e interpertuar nga Elsa Lila dhe Capital T në Festivalin e 60-të të Këngës në RTSh është hequr nga YouTube.

Shkak është bërë revolta e kompozitorit Valentin Veizin, i cili ka deklaruar se nuk ishte marrë leje për interpretimin e asaj kënge dhe se nuk donte që t'i bëhej kënga pis.

“Pyes Lotin” me autor Veizin dhe tekst të poetes Enrieta Sina, erdhi në një version komplet ndryshe në Festivalin e Këngës në RTSh.

Kompozitori Veizi në një intervistë u shpreh se nuk ka folur me Elsa Lilën, ndërkohë që ka ndjerë dhimbje kur ka parë këngën e tij të deformuar.

“Unë kam thënë mos ma bëni pis, në fakt është më tepër, është dhimbje. Më mirë të mos e kisha dëgjuar në fakt, aq keq jam ndjerë kur kam dëgjuar atë këngë në atë variant që u soll”, u shpreh ai.

Pas kësaj ankese të bërë nga Veizi, YouTube mesa duket i ka dhënë të drejtë këtij të fundit duke fshirë këngën e versionit të ri.


Video