Zonat kohore sigurisht që mund të jenë konfuze dhe ato habitën pasagjerët në një fluturim që udhëtonte nga Seuli, Kore e Jugut për në San Francisko, SHBA në ditën e Vitit të Ri, që do të thotë se po kthehej nga 2023 në 2022.
Avioni u ngrit nga Seuli 35 minuta pas mesnatës së 1 janarit 2023 dhe u ul në San Francisko në orën 17:14 të 31 dhjetorit 2022.
Diferenca kohore mes këtyre dy qyteteve është deri në 17 orë, megjithëse vetë fluturimi zgjat rreth 9 orë.
Ndjekësit e Flightradar24, të cilët e postuan këtë në Facebook, u kënaqën dhe disa rrëfyen situatat në të cilat u gjendën.
“Një herë kam udhëtuar nga Sydney në Honolulu me një fluturim 10-orësh. Avioni u nis në orën 18:00 të së shtunës dhe mbërriti në Honolulu në orën 7 të mëngjesit, gjithashtu të shtunën! I shijova dy të shtuna, por edhe jet lag ishte konfuz”, tha një përdorues.
This is so cool!
— Flightradar24 (@flightradar24) December 31, 2022
Flight #UA858 took off in 2023 but will land back in 2022.https://t.co/7QFa4kNfU9#BackToTheFuture pic.twitter.com/X2JyrrVR7T