Aktori i njohur aksidentohet rëndë, transportohet me helikopter në spital

2 January 2023, 08:07Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aktori i njohur aksidentohet rëndë, transportohet me helikopter
Jeremy Renner

Aktori amerikan Jeremy Renner është aktualisht në ‘gjendje kritike por të qëndrueshme’ për shkak të lëndimeve që mori, ndërkohë që po pastronte borën me një makinë borëpastruese.

Aktori 51-vjeçar u transportua me helikopter në spital të dielën dhe raportohet se po merr një kujdes mjekësor, ndërsa familja e tij po i qëndron pranë.


Renner zotëron një shtëpi në zonën Tahoe/Reno, e cila u prek rëndë nga një stuhi që la 35,000 familje pa energji në qarqet e Nevadës Veriore.

Ai gjithashtu duket se kënaqet me drejtimin e mjeteve për pastrimin e borës dhe zotëron makineri të rënda.

Aktori është i njohur për rolet e tij në ekskluzivitetet e Marvel si Haëkeye, Avengers dhe Captain America.


Video