Çfarë ndodhi? Familjarët e Luizit i mbyllin sërish profilin në Instagram

14 April 2023, 17:00Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çfarë ndodhi? Familjarët e Luizit i mbyllin sërish
Luizi

Që prej hyrjes në Big BrotherVIP, Luiz Ejlli është një ndër emrat më të komentuar në publik. Dashuria dhe simpatia e madhe që publiku ka për këngëtarin u reflektua dhe në rrjetet sociale ku Instagrami i tij i cili në shumë pak koh arriti të mbledhë mbi 600 mijë ndjekës.

Mirëpo profili i tij duket se shkaktoi përplasje mes familjarëve të Luizit dhe produksionit të “BBVIP”, në lidhje me pretendimet mbi të drejtat e autorit.  Familjarët e këngëtarit nuk pranuan dhe profili u kthye në emrin e motrës së Luzit duke fshirë kështu çdo postim të tij.

Por ditën e sotme është vënë re se profili është zhdukur dhe nuk figuron më me asnjë emër. Nuk dihet ende se cila është arsyeja që motra e këngëtarit mori një vendim të tillë.

Çfarë ndodhi? Familjarët e Luizit i mbyllin sërish


Video