Elvana Gjata e provokon duke i kërkuar puthje në mes të koncertit, fansi nuk ia prish... (VIDEO)

18 August 2022, 20:26Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Elvana Gjata e provokon duke i kërkuar puthje në mes të
Puthja

Gjëja e veçantë e koncerteve këtë verë ka qenë kontakti i afërt i këngëtarëve me fansat e tyre.

Janë bërë virale shumë momente ku duken artistët duke u përqafuar, flirtuar madje dhe puthur me përkrahësit e tyre të zjarrtë.

Së fundmi ka qenë Elvana Gjata që na ka dhuruar një moment të tillë. Këngëtarja teksa po performonte këngën e saj “Puthe”, është afruar tek një fans duke i drejtuar faqen, në momentin që thotë “1,2,3 puthe”. Djali nuk e ka humbur rastin sigurisht, duke i dhuruar një puthje Elvanës.

Më pas këngëtarja është larguar duke vazhduar performancën e saj elektrizuese.

 


Video