Ekskluzive/ Pas përplasjes fizike, Top Channel largon dy moderatoret e "Wake Up"!

17 Nëntor 2025, 15:32Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj

Televizioni Top Channel ka larguar nga emisioni i mëngjesit "Wake Up" dy moderatoret, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj.

Ky vendimi i drejtuesve të televizionit ka ardhur pas konflikteve të vazhdueshme mes moderatoreve.

VoxNews ka mësuar se raportet mes Enxhit dhe Neadës kanë qenë të tensionuara, aq sa situata degradoi deri në përplasje fizike.

Fatkeqësisht, konflikti nuk është ndalur më vetëm te fjalët.

Gjatë transmetimit të fundit, ftohtësia mes vajzave ishte e dukshme, ndërsa Blendi përpiqej të mbante balancën mes tyre. 

Treshja e mëngjesit në Top Channel, Blendi Salaj, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj ishin zërat me të cilët nisnin ditën të gjithë të apasionuarit pas radios apo te tjerë që nuk kanë kohën e mjaftueshme për tu ulur përpara ekranit.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Video