SKANDALI/ Si po fshihet nga Policia, kompania ndërtuese për vdek...
15 Dhjetor, 14:42Fokus
Ish-banorja e Big Brother VIP, Beniada Nishani, shpeshherë është në qendër të vëmendjes me postimet e saj provokuese në rrjetet sociale.
Së fundmi, bukuroshja ka publikuar në Instagram disa foto ku shfaqet ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim.
Ajo pozon në një fushë tenisi, e veshur me një bluzë të zezë dhe një fund të shkurtër sportiv, ndërsa pozon duke luajtur tenis.
Beniada e ka shoqëruar postimin me një mbishkrim, ku shkruan: "Në fushë apo në jetë, pikën e vërtetë e fiton kur vendos të fillosh. Lëviz, stërvitu, befaso veten.”
Fotot e saj kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët e kanë komplimentuar për paraqitjen dhe energjinë pozitive që ajo shfaq në rrjetet sociale.